Shoqate Shqiptare

"Uniteti i Diaspores Shqiptare" ne Waiblingen

Prejardhja Jone:

Per tu pergjigjur kesaj pyetjeje, do te duheshin libra te tere te shkruar, ne menyre, qe te jepej nje pergjigje shteruese. Por une do te hedh nje hipoteze, duke u bazuar ne literaturen qe disponojme. 
Te paret tane jane Dardanet. Prej kesaj race kane lindur gjithe grupracat e medhaja, qe kane formuar klanet shqiptare.
Dardanet jane njerezit e pare te Peloponezit, prej nga lindi raca pellazge dhe helene. Pellazge ishin dhe Epirotet e Piro Neoptolemit, gjaku i aekideve. Dardane ishin dhe trojanet, qe themeluan gegerine dhe albanet e Romes. Dardane ishin dhe galabret, qe themeluan Messapine. Brygasit ballkanike, qe me vone u bene frigas, ishin nje shtepi me trojanet dardane. Raca jone ka qene e madhe dhe e fuqishme, aq e fuqishme sa dhe tani kur shfaqemi si germadha te braktisura, te lavdise se dikurshme, thelle ne subkoshiencen tone, buron nje ndjenje qe na ben krenare.

Iliret

1. Origjina e Ilirėve

Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė historinė e lashtė tė Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt, si trashėgimtarė tė pellazgėve, janė ndėr banorėt mė tė lashtė tė Gadishulit Ballkanik. Ata janė autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropogjike ilirėt i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i pėrmendin nė veprat e tyre. Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaftė tė gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė Gadishullit, nė veri, e diri te gjiri i Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė lindje deri te tokat pėrreth liqenit Lyhind (liqeni i Ohrit). Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė Italinė e Jugut. Kėto janė fiset mesape dhe japige. Emri ietnik ILIR shfaqet nė veprat antike qė nė shek. V.p.K., kurse emrat e disa fiseve ilire fillojnė e pėrmendės qė nė shek.XII p.K. nga Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė shumė e lashtė. Fillimet e origjinės ilire janė qė nė mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K., qė nga periudha e bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike. Teoria e vjetėr qė i bėn ilirėt tė ardhur nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII-XI p.K., ėshtė rrėzuar nga studimet e kryera pas Luftės sė Dytė Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna, karakteristike pėr popujt e Evropėr Qendrore, nuk janė tipike pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu. Gjurmėt e kulturave tė Evropės Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė artizanėve tė punimit tė metaleve.

2. Fiset kryesore ilirie

Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilirie janė taulantėt, adrianėt, dardanėt, dalmarėt, albanėt, penestėt, molosėt, kaonėt, thesprorėt etj.

- TAULANTĖT: Banonin nė zonėn e Adriatikut, qė nga lumi Vjosa, deri nė prapatokėn e Dyrrahut. Ky fis luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė historinė ilire tė shek. IV-III p.K., duke u vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin e kishin krijuar mė parė enkelejtė. Nė trevat e taulantėve mė vonė shfaqet fisi i Albanėve dhe i Parthinėve.

- ENKELEJTĖ: Banonin nė krahinat pėrreth liqenit tė Ohrit. Ata krijuan dinastinė e parė tė Mbretėrisė Ilire, nė fund tė shek. V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk pėrmenden mė. Nė trevat e fisit tė enkelejve pėrmenden edhe dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė peshkatarė tė zotė.

- DASARETĖT: Janė njė fis i madh nė Ilirinė Juglindore. Njiheshin nė lashtėsi sidomos pėr prodhimin e drithėrave tė bukės. Njė qytet me tė njohura ishte Pelioni (qyteza nė Selcė tė Poshtme tė Pogradecit). Qytet tjetėr i madh i kėtij fisi ishte edhe Antipatra (Berati).

- ALBANĖT: Banonin nė prapatokėn e qytetit tė Dyrrahut. Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgėrdheshi i Krujės). Fisi i albanėve i dha emrin e vet shqiptarėve, gjatė mesjetės sė hershme, kur ata njihen si albanė, arbėr.

- ARDIANĖT: Fillimisht shtriheshin rreth gjirit tė Rizonit dhe tė lumit Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol shumė tė madh nė luftėrat kundėr pushtusve romakė, gjatė shek.III-II p.K., nė kohėn kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire. Kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra.

- DARDANĖT: Ishin fisi mė i madh ilir qė u vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė Ballkanin Qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt. Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė Damastioni, i njohur si kryeqendėr e nxjerrjes sė metaleve. Dardanėt pėrmendėn si luftėtarė tė fortė xehtarė shumė tė mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.

- DALMATĖT: Banonin nė brigjet e Adritikut. Ishin blegtorė tė njohur; shquheshin pėr punimin e llojeve tė ndryshme tė veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin dalmatika nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga aristokracia romake, prej nga kaloi edhe nė veshjen rituale kishtare. Qyteti mė i njohur i tyre ka qenė Delmini.

- PENESTĖT: Banonin nė luginėn e Drinit tė Zi e pėrreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė nė vitet 170-169 p.K. Luajtėn rol tė rėndėsishėm nė Luftėn e Tretė Ilire- romake. Pėrfshiheshin nė Mbretėrinė Ardiane. Kishin 14 qytete e kėshtjella, ndėr tė cilat pėrmendėn Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenėse pranuan garnizone romake nė qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin.

- MOLOSĖT: Janė njė nga tri fiset kryesore qe banonin nė qendėr tė Epirit antik dhe qė luajtėn njė rol shumė tė rėndėsishėm drejtues nė historinė e lindjes dhe tė formimit tė shtetit tė Epirit.

- KAONĖT: Ky fis epirot kishte shtrirje tė gjėrė, qė nga lumi Thyamis (sot lumi Kallama), deri nė luginė e Drinosit, nė Gjirokastėr, Kryeqendra e kaonėve, Foinike (Finiqi i Sarandės), nė shek.III p.K. u bė kryeqendra e gjithė shtetit tė Epirit. Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti i Gjirokastrės).

- THESPORTĖT: Banonin nė Epir, nė jug tė lumit tė sotėm Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden nė shkrimet e lashta qė nga shek. V.p.K., si fis qė sundoheshin nga dy kryetarė tė zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.

Perendia i Pellazgeve,Hermes me simbolin Pellazgo-İlir te plisit !

Burimet antike flasin per kulturen e Pellazgeve dhe jo te Grekeve.Homeros,Strabon dhe shume te tjere kane shkruar se Helenet perendite i moren nga Pellazget.Plisi eshte trasheguar deri te Shqiptaret e koheve moderne.

#pelasgians #illyrians #albanians

Gazeta Austriake Interessante Blatt e 21 Prillit 1914 shkruante per dasmen dhe kulturen Shqiptare.Te huajt u interesuan per historine e Shqiptareve.Studjuesit Gjermane ishin te paret që studjuan historine tone.Albanologet më të mire ishin me origjine Gjermane.

Ne shekullin XIX-te studjuesi dhe Albanologu më i madh Gjerman deklaroi hapur se Pellazget dhe Iliret ishin paraardhesit e Shqiptareve.

 
 
 

Shkencetari i njohur Gjerman,Gottfried Leibniz i shekullit XVII ka studjuar edhe gjuhen e lashte Shqipe.Leibniz eshte shprehur se gjuha Shqipe eshte çelesi i historise se lashte !

Shkencetari i njohur gjerman,Gottfried Leibniz njihet per zbulimet qe ka bere ne shkencat e natyres dhe ne filozofi.Leibniz ne matematike zbuloi diferencialet e famshme te cilat sot cdo student i meson ne shkollen e mesme.

Dijetari i njohur i shekullit XVII-te ka bere studime edhe ne fushen e gjuhesise evropiane.Leibniz ishte i pari nga evropianet qe studjoi gjuhen shqipe.Ai ishte nga shkencetaret e pare qe studjoi lidhjet e gjuhes shqipe me ilirishten e vjeter!

Ne Lindjen e Mesme dhe ne vendet e Afrikes se Veriut jetojne 3.5 milion Shqiptare "Arnaute" !

Shqiptarët jane nje komb që jetojne ne shume shtete te ndryshme ne bote.Ata jetojne ne Evrope,Amerike,Egjipt,Turqi dhe ne shume vende te Lindjes se Mesme.Ne periudhen Osmane shume Shqiptare që luftuan si mercenare te kesaj perandorie shkuan ne shume vende te lindjes dhe që prej asaj kohe jetojne ne keto vende.Sipas shume studimeve ne kete vende jetojne me miliona Shqiptarë që mbajne mbiemrin "Arnavut (Arnaut)" që ne gjuhen Shqipe ka kuptimin "Shqiptar".Kete shkrim ta lexojne ata njerez që hedhin teza anti-shqiptare që tone se Shqiptaret jane popull i vogel.

Ne Shqiperi deri tani janë bere shume pak studime per keto çeshtje te historise Shqiptare.

Hebreu Austriak Leo Freundlih , dëshmoj golgotën shqiptare për vrasjen e 500 mijë viktimave nga serbët(FOTO)…

Libri i Leo Freundlih, hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare,protestonte kunder zhdukjes masive te shqiptarve nga serrbet nevitet 1912-1913,Libri “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë u masakrua në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912, Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

 

Sipas Leo Freundlih, hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, liber qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysem milion shqiptarë. Libri i tij “Akuza që ulërijnë” eshte dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912. Kopja e vetme e librit të Freundlih “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja Safete Juka, me banim në Amerikë. Shkrimtari hebre Leo Freundlih me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. “Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si derrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle.

 

Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Wien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm. Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9).Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan: “…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.” (Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”! (Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj.

Historia e mëshehur – Si lindi Serbia?

Nga Fahri Xharra Nuk po shkoj aq larg në kohë, se ku të prekësh del shqiptari ; na del shqiptari gjatë gjithë historisë njerëzore herë si i mirë e herë si njeri i keq. Por t`i mblidhnim të gjitha veprat e shqiptarëve , si ato të mirat ashtu edhe ato të këqijat e t`i futnim në një kompjuter “gjigant” për analizim ; ne sot do ta udhëhiqnim botën. Më mirë,jo! Greqinë e krijuan arvanitasit, Serbinë Kelmendasit , Malin e zi e bëmë ne me shqiptarë katolik , mysliman dhe ortodoks . Ne ishim boshti kurrizor i Perandorisë Osmane , për 500 vjet . Turp apo krenari ? Nuk e di si ta klasifikoj. Greqia , Mali i Zi dhe Serbia e konsiderojnë turp që shtetet e tyre u bënë nga shqiptarët; i mëshehin faktet , i mohojnë formuesit , e shtrembërojnë historinë dhe e falsifikojnë atë , vetëm e vetëm t`i humbin gjurmët e krijuesit të shtetit të tyre. A iu ka shkuar ndonjë herë ndër mend e të pyesni vetvetën , historianin , hoxhën , priftin, popin , rabinin apo dreqin e mallkuar ,pse më së voni u krijua Shqipëria ? Pse u deshën të huajt të marrin qëndrim për ruajtjen e 28 000 km 2 ? Pse jo më shumë ? Por , sidoqoftë sot e vazhdojmë me shkrimin , më një “mësheftësi “serbe të ruajtur si Top Secret. E pse të mëshehin se shqiptarët ishin ata që e krijuan shtetin e parë serb.? Në vitet e krimeve serbe të Luftës së parë botërore ( 1914 ) , një serb me ndjenja të njeriut , Dimitrije Tucoviq thoshte: “ Mos me popullin që na mësoi të bëjmë shtet , dhe na mësoi shkrim lexim “ Sot pra , do të flasim për Kelmendasit e Gjin Marash Kelmendit , nipi i të cilit Gjergji e bëri shtetin serb . Pse turqit e quanin Gjergji i Zi ( Karagjorgje ) ? u1_bosnjakNjë libër ,me plot fakte bindëse ,me burime te pamohueshme arkivore, nje libër që kishte për të qenë nderë sikur ta bënin shqiptarët . Por , nejse ! Duke e lexuar librin “Milorad Bošnjak – Slobodan Jakovljević: KARAĐORĐEVIĆI – skrivena istorija” – Karagjorgjeviqët – Histori e mëshehur “ lexon aq shumë burime arkivore dhe sikur ato të merreshin në dorë nga institutet shqiptare për studim , jo vetëm që do të pohonin atë që e kanë shkruar autorët e librit në fjalë por do të jepnin edhe një grusht të rëndë manipulimeve serbe me të vërtetën tonë , por edhe më shumë do të zbardhej e vërteta e vërtetë për shqiptarët nga vet arkivat serbe. Mjerë, mjerim për qasjen tonë ndaj vetvetës. Në këtë libër dokumentohet që Karagjorjeviqët janë prejardhje nga fisi katolik i Kelmendasve. Gjyshi nga babai i Karagjergjit quhej Gjin Marash Kelmendi, dhe se Karagjorgjeviqët deri në vitin 1889 e festonin Shën Klimentin e Romës,dhe se tek pas këtij viti a ta kalojnë festimet ortodokse. Konti francez Meriazh në vitet 1810, 1811 në mesazhet e tija raportonte që Kargjorgjeviqët ishin Kelmendas shqiptar. Duhet cekur që Mbretëria e Kargjorgjeviqëve , deri në luftën e II-të Botërore , e pohonin prejardhjen e tyre kelmendase. Stema e tyre ishte me shqiponjën e zezë , e zakonshme për fisnikët shqiptar. Libri është i ndarë në tre kapituj- E vërteta e prejardhjes se Karagjorgjeviqëve-Dinastia e di ( e dinte ) rrënjen e tyre-Karagjorgjeviqët dhe shoqëritë sekrete. Në mënyrë të dokumentuar jepen të dhënat origjinale pë fisin e Kelmendeve (faqe 9); pastaj citohet Arkivi shtetëror i Kroacisë për shënimet e tregtarëve në Trieste ( Itali) , dokumente që ruhen në arkivin e Kishës pravosllave (serbo-ortodokse ) në Trieste , ku shkruhet drejt për “vëllazërinë-fisin e Kelmendeve”. Në fondin arkivor AS- ZAL-1/107 , ruhet dokumenti “ Jugosllovenska poshta”nr. 3535 e datës 07.01.1940 “ Klimenti i njihovi oseçaji “ ( Kelmedasit dhe si e ndienin ata veten) të autorit Ibrahim Lutfiq . Fakte, fakte.. sikur të citoheshin të gjitha , do t`i humbët karakteri i këtij shkrimi publicistik.Por , shqiptarët duhet hapur sytë. Autorët e librit më tej shtojnë : “ duke gjurmuar e kërkuar fakte më bindë për paraardhësit e Kargjorgjeviqëve arritëm në përfundim që çelsi i hulumtimeve është Andrija Luburiq të publikuar në veprat e tij. Pjesët e pa publikuara të hulumtimeve të Luburiqit ruhen fondin arkivor me vlerë të mashe ZAL, Arkivi i Serbisë në Beograd. Ato ruhen me xhelozi,dhe për publikun janë të panjohura. Ja një faqe nga libri i Lubiriqit: Autorët e librit e cekin edhe këtë dokument , ku thuhet që në kryengritjen e përbashkët të fiseve Kuçi , Kelmendi, “Vasojeviqët”” Bratonozhiqët” , Biberajt dhe të tjerë në vitin 1737 u ngritën edhe myslimanët ( shqiptarët mysliman fxh) , të cilëve iu erdhi në ndihmë edhe ushtria austro-hungareze : Dhe kështu , ky libër duhet patjetër të përkthehet në shqip , dhe të shihen të gjitha makinacionet serbe në mëshehjen e një të vërtete të madhe që Serbinë si shtet e krijuan shqiptarët , saktësisht kelmendasit.

Dies ist ein Absatz. Klicken Sie hier, um Ihren eigenen Text einzugeben. Erzählen Sie hier Ihre Geschichte und verraten Sie Ihren Besuchern etwas mehr über sich.
Dies ist ein Absatz. Klicken Sie hier, um Ihren eigenen Text einzugeben. Erzählen Sie hier Ihre Geschichte und verraten Sie Ihren Besuchern etwas mehr über sich.